15 vjecari nga Korca arrestohet pasi ka kryer marrëdhënie me 13 vjecaren

Njoftimi i policisë:

“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, që bën fjalë për shpalljen në kërkim të një 15-vjeçari, banues në Korçë, që kishte dalë jashtë banesës së tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja” dhe ishte larguar me një 13-vjeçare, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë e kanë kapur dhe e kanë arrestuar 15-vjeçarin.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me 13-vjeçaren me të cilën ishte larguar, e cila u gjet dhe u dorëzua tek familjarët e saj”.