Përbërësit
750 ml qumësht
2 vezë (të verdhat)
6 lugë gjelle sheqer
4 lugë gjelle niseshte
1 lugë kafeje vanilje
1 biskota (e grirë)
rrush i thatë
Përgatitja
Hidhni qumështin në tenxhere. Shtoni 2 të verdhat e vezës, sheqerin, niseshten dhe 1 lugë kafeje vanilje.Vendoseni në zjarr dhe përziejeni herë pas here, derisa të krijohet një përzierje e trashë.Në një gotë, shtoni biskotat e grira dhe pak rrush të thatë. Mbushni gotën me këtë përzierje deri në gjysmë.Shtoni sërish biskota, rrush të thatë dhe përzierjen mbi to.
Në fund, shtoni biskota të grira, rrush të thatë dhe një biskotë për dekorim.