Një kërkim i ri i bërë në Britani të Madhe ka treguar që femrat ndihen më të bukura në moshën 29 vjeçare. Si arsye për këtë 57 % kanë theksuar që në këtë moshë kanë më shumë vetëbesim, ndërsa 31 % e kanë lidhur këtë më ndjenjën e dashurisë dhe 31 % kanë shkruar fakte që gjenden në lidhje të qëndrueshme.
Kur këto fakte mblidhen dhe shtohet edhe ndonjë vjen deri tek logjika e thjeshtë. Në prag të tridhjetave gati secila femër është e realizuar në anën profesionale, posedon rreth të filtruar të shoqërisë të cilët kanë ndikim pozitiv dhe i pranojnë mangësitë e saj, e ka kuptuar çfarë dëshiron në planin emotiv, ndërsa e gjitha kjo sjell deri tek vetëbesimi më i madh dhe vetëdija.
Por jini të vetëdijshme që vjetët nuk kanë rëndësi për ndjenjën e sigurisë dhe vetëbesimit. Secila prej nesh gjatë gjithë jetës duhet çdo ditë t’ia kujtojë vetes se sa e vlefshme është, e bashkë me këtë edhe ajo do të ndihet më e bukur. Bashkë me këtë studimi ka treguar që 64 % të femrave mendojnë që më pak të bukura ndihen kur janë të lodhura, ndërsa 48 % kur janë në stres.