Zbulohet qyteti ku po perhapet lija e majmunit dhe ka 89 % te rasteve

Është zbuluar EPIQENDRA e shpërthimit të lisë së majmunëve

Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA) zbuloi gjetje të reja mbi virusin sot, pasi rastet u rritën nga maji.

Deri më tani, janë identifikuar 190 raste të konfirmuara të lisë së majmunëve nga data 6 deri më 31 maj.

Gjithsej 183 ishin në Angli, katër ishin në Skoci, dy ishin në Irlandën e Veriut dhe një në Uells.

Duke parë rastet e Anglisë, UKHSA zbuloi se 86 përqind ishin në një qytet.

Londra ka shumicën e rasteve në vend – dhe në Mbretërinë e Bashkuar – me 132 të identifikuar deri më tani.

“Pika e nxehtë” e dytë është Juglindja, ku janë raportuar 10 raste.

Shefat e shëndetësisë vazhdojnë të shohin një prirje në grupet ku lija e majmunëve po përhapet brenda.

Rreth 111 raste vijne nga meshkujt qe kane mardhenie me meshkuj te tjere.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se kjo mund të jetë për shkak se burrat në këtë komunitet kanë më shumë gjasa të paraqiten në klinikat e shëndetit.