Zbardhet letra që edukatorja i dërgoi Gjykatës: Jam shumë e ngarkuar psikologjikisht/foto

Gjykata e Fierit caktoi masën e sigurisë 30 ditë burg për edukatoren Redina Binjaku, e cila u arrestua pasi në kopshtin ku ajo punonte u mbyt fëmijë 3-vjeçar.

Ajo nuk ishte pranishme në seancën e sotme, ndërsa në letrën dërguar Gjykatës, Binjaku argumenton se ishte shumë e rënduar psikologjikisht për shkak të situatës në të cilën ndodhet.

Teksa i shpreh ngushëllime familjes së vogëlushit, ajo i kërkon Gjykatës që të përfaqësohet nga avokati i saj, Ylli Asimetaj.