Gjykata e Fierit caktoi masën e sigurisë 30 ditë burg për edukatoren Redina Binjaku, e cila u arrestua pasi në kopshtin ku ajo punonte u mbyt fëmijë 3-vjeçar.
Ajo nuk ishte pranishme në seancën e sotme, ndërsa në letrën dërguar Gjykatës, Binjaku argumenton se ishte shumë e rënduar psikologjikisht për shkak të situatës në të cilën ndodhet.
Teksa i shpreh ngushëllime familjes së vogëlushit, ajo i kërkon Gjykatës që të përfaqësohet nga avokati i saj, Ylli Asimetaj.