Xhensila Myrtezaj, e ftuar ne ABC news, rrefen momentin me te veshtire te jetes se saj.
“Nje moment shume i veshtire qe une kam kalur, gjate ketij viti, hidhet me COVID-19. Nuk kuptoja se cfare vajza kishte, kishte temperature gjate gjithe kohes dhe nuk i ulej temperatura dhe pasi i bej te gjitha ekzaminimet e nevojshme, doli qe vajza nuk kishte asnje simptome te tipit viral, pra nuk ishte viroze tregon ajo.
“Mua me kishte dhene disa simptoma dhe qe ne momentin e pare u transferova per tek shtepia qe kemi ne Lalez, dhe u karantinuam aty sebashku me vajzen. Edhe pse Besi nuk ishte pozitiv pasi i berme te dy testet, jo Ajkes sepse Ajka eshte shume e vogel. Besi beri nje sakrifice shume te madhe, pasi edhe pse nuk ishte pozitiv erdhi dhe qendroi me ne te dyja, ashtu sikurse do kisha bere edhe une sigurisht. Pasi vajza u sherua, une e ndjeja se kisha simptomat e Covid-19 edhe gjate kohes qe Ajka ishte e semure por nuk kisha kohe te mendoja aspak per veten”, tregon ajo.
“Pasi dolem negativ, te gjithe familjarisht sig ishim, mendova se ia hodha. Gjate kthimit nga Lalzi, ishte e diele, rreth ora dhjete dhe une kisha nje parandjenje se duhet te iknim sepse nga e hena me prisnin edhe shume pune qe kisha lene pezull ne Tirane dhe mezi prisja te shkoja. Aty diku afer Vores, ndjej nje godi’tje shume te forte ne kraharor, vajzen e kishim mbrapa ne vendin e saj, qe te dyja ishim prapa dhe shtrengova Besin per nje moment dhe Besi e ndjeu ate se une kisha nepermjet ftohtesise qe ndjeja.
E vetmja gje qe une mendova ne ate moment ishte se kaq ishte per mua, filluan te dri’dhurat te pakontrolluara, oksigjeni iku pothuajse komplet, te rrahurat e zemres…”, rrefen ajo.
“Une jam nje person qe kam nje jete shume te shendetshme, bej ushtrime, sport, ushqehem shendetshem, kam nje lloj rutine timen qe gjithmone jam shume e disiplinuar dhe shume rigoroze ne kete drejtim”.
“E vetmja gje qe me erdhi nder mend ishte “Zot, pse pikerisht tani qe kam vajzen afer”, sepse Ajka eshte aq e rritur sa per te kuptuar se cfare po ndodh. Une po mundohesha ta kontrolloja situaten por ishte totalisht e pamenaxhuar. Fale Zotit, ishim shume afer Tiranes dhe mund te vepronim me spitalet aty afer.