Muajin e kaluar bukuroshja shqiptare Almeda Abazi dhe aktori shumë i dashur turk, Tolgahan Sayisman u bënë prindër për herë të parë me ardhjen në jetë të Efehanit.
Çifti poston shpesh foto e video me vogëlushin dhe tashmë ia kanë zbuluar portretin ëngjëllor.
Së fundmi Almeda i ka filmuar babë e bir duke fjetur në një kënd të kopështit të shtëpisë. Tolga ka qenë duke lëkundur Efehanin, por e ka zënë gjumi edhe vetë duke na dhuruar këtë pamje kaq të ëmbël.