Vetëm dy ditë pas ngjarjes në Himarë, shihni se si një person sulmon me motor uji një pushues me motor uji. video

Shëngjin- Ndodh vetëm dy ditë pas ngjarjes së Himarës.

Pamje janë shpërndarë ditën e sotme në rrjet sociale teksa një motor uji ka rrezikuar jetën e disa pushuesve në Shëngjin.

Siç shihet në video, një person i cili kishte marr për tu argëtuar një motor uji, ka rrezikuar jetën e dy pushesve që ishin duke u larë në det, teksa u ka kaluar fare pranë dhe i ka mbuluar me ujë. Madje ai duket sikur i sulmon ata.

Pasi i ka hipur motor ujit, i riu ka kthyer dhe njëherë kokën dhe është larguar me shpejtësi duke mos u interesuar fare për personat që la pas.

Video dëshmon më qartë gjithçka!

Prej dy ditësh Policia e Shtetit ka nisur aksionin për blllokimin e skafeve pa leje dhe survejimin e plazheve.