Vajza perze babain nga shtepia pasi ai i beri kete shaka te “kripur”

Një vajzë nuk ishte e kënaqur me sjelljen e babait të saj dhe duke qenë se ata kishin pasur gjithmonë një marrëdhënie të tensionuar, ajo ndjeu se ishte koha për t’i thënë lamtumirë atij .

Një vajzë u mërzit aq shumë nga sjellja e babait të saj kur ai u zhvendos përkohësisht në shtëpinë e saj, saqë ajo ndjeu se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse ta dëbonte.

Ja historia e saj

Si fillim ajo shkroi në një forum për të pyetur njerëzit nëse kishte bërë sjelljen e duhur.

“Unë jam 19 vjec dhe bleva një shtëpi rreth nëntë muaj më parë me paratë që i trashëgova kur nëna ime vdiq në vitin 2017. Nuk është dicka e madhe, vetëm një shtëpi e thjeshtë me dy dhoma gjumi e një oborr të vogël. Kohët e fundit babai im (39 vjec) po jetonte në dhomën tjetër të gjumit, sepse ai nuk mund të punonte për arsye shëndetësore.

“Ne kemi pasur gjithmonë një marrëdhënie shumë të ngurtë për të thënë të drejtën, kështu që unë isha në mëdyshje ta lija të qëndronte, megjithese 2 javët e para ne shkuam mirë dhe nuk kishim probleme. Me kalimin e kohës fillova të vë re se ai po bëhej dembel edhe për të pastruar veten e tij. Po ndihesha sikur po kujdesesha për një adoleshent në vend të një burri të rritur. Kulmi arriti kur gjeta macen time jashtë shëpisë dhe e pyeta atë përse, por ai thjesht tha: “Oh, ti e di që unë nuk i dua macet kështu që e hoqa qafe, kënaqu të paktën që nuk e hodha në lumë.’

“Kur u përpoqa të tregoja butësisht temën e rrëmujës dhe rregullit në shëpi ai filloi duke bërtitur dhe duke hedhur gjëratë që kapte kudo nëpër shtëpi e në tavan,
Edhe pse gjërat në shtëpinë time mund të mos jenë të shtrenjta, mua mu deshën muaj të tërë për ta dekoruar dhe për ta bërë të përsosur të sigurt, kështu që duke parë se ai po shkatërronte disa prej tyre para syve të mi, me të vërtetë më acaroi.

“Kur ai u largua më në fund, unë paketova çdo gjë të tijën, e futa në thasë plehrash dhe i vendosa në shkallën e përparme me një shënim që thoshte se ai nuk ishte më i mirëpritur në shtëpinë time dhe do të duhet të gjente një vend të ri për të qëndruar. Çantat nuk ishin më përjashta dhe që atëherë unë nuk kam dëgjuar më për të.”

Njëri i shkroi ne koment: “Ju lutemi ndërroni bravat menjëherë!” duke këmbëngulur që ajo “të vendos menjëherë kamerat e sigurisë”.

Një tjetër komentoi: “Ndryshoni bravat menjëherë dhe nëse mendoni se ai mund të kthehet dhe të shkaktojë dëm, kerko një urdhër ndalimi kundër tij.

“Më vjen shumë keq që ke humbur nënën në një moshë kaq të re. Shpresoj që të kesh njerëz të tjerë në jetën tënde që të të ofrojnë dashuri dhe që të mbështesin dhe respektojnë. Ti meriton gjëra të mira.”

Po ju si mendoni? Lini komentin tuaj më poshtë