Vajza e Mirush Kabashit lind djal dhe i vendos emrin qe perlot te gjithe

Vajza e Mirush Kabashit eshte bere nene dhe ka lindur djal. Mirush Kabashi shprehu dëshirën që kur të vinte në jetë djali i vajzës së tij, Mendit, të quhej Isë, në nder të Isa Boletinit

Vajza e tij Mendi ishte e ftuar në studion e “Rudinës” dhe rrëfeu pse nuk e ka plotësuar dëshirën e të atit.

E pyetur nga Rudina se cili është emri që Mendi i ka vënë të birit, ajo u përgjigj:

‘Mirush. Është emri Matias Mirush. Mirush Kabashi, ka edhe mbiemrin. Po të ishte Mirushi akoma mes nesh, unë ndoshta, jo ndoshta, por me siguri do ia vija emrin Isë, por nuk mund t’ia vija Isë në qoftë se… unë besoj në vazhdimësi dhe për mua kjo është vazhdimësia. Im bir është shumë i vogël tani, është një muaj e gjysmë… Nuk e kupton vlerën dhe historinë që mbart me vete ky emër dhe fatin dhe krenarinë që ai do të mbulohet dhe privilegjin që do të ketë me vete.’- tha ajo.