Pas zgjedhjeve të 25 prillit, deputetja Rudina Hajdari u largua drejt Amerikës për të takuar vajzën e saj.
Në faqet rozë qarkulluan lajmet se ka pasur një kr izë në çift me bashkëshortin e saj, por Hajdari tha se largësia sjell gjithmonë problem, megjithëse po ia dalin shumë mirë që të ruajnë raportin.
Në daljen e parë në “Ftesë në 5”, Hajdari foli për marrëdhënien e tyre duke thënë: “Kisha vajzën prej 3 muajsh në Amerikë dhe ika pas zgjedhjeve të 25 prillit se më kishte marrë malli. Ndër të tjera kisha dhe takime pune.
Bashkëshortin jam munduar ta mbaj sa më larg syrit publik se ai ka vendosur që të mos jetë pjesë e kësaj dhe jam munduar t’ia plotësoj atë dëshirë. Nga ana tjetër, mundohem të jem sa më transparente me publikun dhe kemi raport të mirë. Këto katër vite e kemi pasur të vështirë rapportin, por e rëndësishme është vajza. Ia dalim shumë mirë për këtë gjë, kështu që është një proces.
Nuk do të doja të jepja një detaj ku ai apo vajza ime të mos ndiheshin mirë. Mundohem sa më shumë ta ruaj privatësinë, por është e vetëkuptueshme që kur jeton në largësi, ka probleme. Do qëndroj në Shqipëri dhe do e shfrytëzojmë për të shkuar në brigjet shqiptare. Jam munduar të shpenzoj kohë me vajzën që kur jam kthyer.”