Edhe pse nuk e pranuan asnjëherë publikisht, detaje, foto dhe zëra nga miqtë pohuan për një ndarje mes këngëtares dhe futbollistit.
Por, në një foto të shkrepur në stadiumin “Selman Stërmasi”, ditën e djeshme është fotografuar dhe Çiljeta Çilaga.
Duket se romanca intensive, prej tre vitesh e Çiljetës dhe Alban Hoxhës nuk ka marrë fund.
Fotoja e siguruar nga “Syri.net” tregon se këngëtarja ka shkuar për të festuar për të dashurin e saj. Pas 26 vitesh, Partizani u shpall kampion dhe Çiljeta nuk mundi të mbante emocionet për arritjen e skuadrës së parterit të zemrës, portierit Alban Hoxha.
Lidhja mes Albanit dhe Çiljetës nuk paska marrë fund, dhe ata janë mbështetësit më të fortë të njëri-tjetrit në çdo arritje.