Moderatoren simpatike dhe të dashur, Eva Murati së fundmi e kanë bërë pjesë e një filmi me 3 seri, i cili do të transmetohet së shpejti.
Në këtë film, Eva Murati luan rolin e kujdestares së jetimores.
Sipas saj, ky film e ka bërë të mendojë ndryshe dhe në të ardhmen të mund të adoptojë një fëmijë.
“Në këtë film unë kam një personazh pozitiv, jam kujdestare e shtëpisë së fëmijës që gjithë kohën përpiqet të japë maksimumin. Eksperienca në shtëpinë e fëmijës në Sarandë ka qenë e jashtëzakonshme, edhe tani që e kujtoj më rrënqethet mishi. Është një realitet komplet tjetër dhe më kanë bërë të kuptoj se jam me fat për shumë gjëra në jetë. Më ka bërë të mendoj që në të ardhmen të adoptoj një fëmijë. Janë plane për të ardhmen e largët, sepse unë vetëm para pak ditësh mbusha 24 vjeç dhe fustani i bardhë dhe fëmijët janë goxha larg. Padyshim që do të doja të kisha fëmijët e mi biologjikë. Më ka ndjekur 3-shi në jetë, gjyshja ime ka pasur 3 fëmijë, mami im 3 dhe shpresoj që edhe unë të kem tre. Nuk e përjashtoj mundësinë e birësimit sepse kjo eksperiencë ka qenë nga ato që të ndryshojnë jetën. Është e vështirë të shprehesh me fjalë, por realisht më ka bërë të mendoj ndryshe”, tha Murati.
“Unë si ti”, një film nga Luan Kryeziu dhe Najada Elmazi ka bërë bashkë aktorë nga Shqipëria dhe Kosova.