Tortë me krem e luleshtrydhe

Përbërësit:

Kremi:

1 vezë

70 gr sheqer

vanilje

30 gr miell

250 ml qumësht

Brumi:

4 vezë

180 gr sheqer

vanilje

lëkurë limoni

80 ml vaj

100 ml qumësht

300 gr miell

1 pako pluhur pjekës

300 gr luleshtrydhe

Përgatitja:

Në një tas trazojmë 1 vezë, 70 gr sheqer, vanilje dhe 30 gr miel. I trazojmë së bashku duke shtuar qumështin dhe i përziejmë deri sa të na formohet një masë homogjene. E kullojmë në sitë dhe e venndosim në tenxhere në zjarr mesatar. E trazojmë vazhdimisht deri sa masa të trashet dhe të formohet një krem i lidhur. Në momentin që merr valë, e largojmë.

Ndërkohë në një tas rrahim 4 vezë, 180 gr sheqer, vanilje dhe i përziejmë deri sa sheqeri të shkrijë. Shtojmë lëkurën e limonit, 80 ml vaj bimor, 100 ml qumësht dhe i trazojmë sërish. Shtojmë miell, pluhur pjekës dhe na formohet një brum që shkëputet nga luga. Luleshtrydhet të lara dhe të thara I presim në kubikë, i presim me pak miell dhe i shtojmë tek brumi i tortës. Lyejmë një tepsi keku me gjalp dhe pudrosim me miell e më pas shtojmë në të brumin e tortës me luleshtrydhe. Sipër shtojmë lugë lugë kremin e përgatitur më parë. Vendosim tepsinë në furrë të piqet në temperaturën 170ºC për 40-45 minuta. Pasi e nxjerrim nga furra, e lëmë të bjerë temperature për 15 minuta dhe e pudrosim me sheqer pluhur. E shërbejmë me luleshtrydhe të freskëta.

Leave a Reply