Telenovela e veres.Brenda pak muajsh, e dashura e re e Pique bën atë që Shakira nuk bëri në 12 vjet!

Kjo eshte telenovela e kesaj vere ne te gjithe mediat boterore ndarja e Gerard Pique me Shakira dhe lidhja e re e futbollistit me Clara Chia,

Ato kanë zbuluar se partnerja aktuale e futbollistit, ka mundur që brenda një kohe të shkurtët të realizojë dicka që këngëtarja nuk e kishte arritur në 12 vitet e lidhjes së tyre.

Sipas ‘Ya es mediodia’, 23-vjeçarja ka hyrë në rrethet e ngushta të qendërmbrojtësit, gjë që Shakira nuk e kishte bërë kurrë. Në emisionin Telecinco, u tha se 45-vjeçarja asnjëherë nuk ka pasur marrëdhënie të mira me familjen dhe miqtë e Pique.

Karakteri më i qetë i Chias besohet të ketë qenë vendimtar në krijimin e raporteve të mira me personat e afërt të të dashurit të saj. Burimet thonë se Shakira e kishte pasur nofkën “Shefja” për shkak të karakterit të saj të keq në raport me miqtë e ish-bashkëshortit, ndërsa nuk kishte dashur kurrë të përzihej me miqtë e vjetër të ish-partnerit të saj e as me gratë e tyre.