Tavë kosi

Përbërësit
500 gr mish qengji (ose dashi) 1 lugë gjelle oriz 2 gota kos 2 lugë miell 2 vezë
2 lugë gjelle gjalp kripë

Përgatitja
E marrim mishin dhe e presim në thela. Mishi i dashit duhet zier 10-15 minuta më parë, në ndryshim nga mishi i qingjit (kur përdorim mish qingji), të cilin e ziejmë njëkohësisht me përbërësit e tjerë, në një tenxhere.Vendosim miellin në një tigan dhe e lemë mbi nxehtësinë e sobës ose në zjarr derisa të zverdhet.
E heqim nga zjarri dhe i shtojmë kosin, vezët, lëngun e mishit, kripën dhe i përziejmë derisa të bëhet një masë e trashë. I vendosim të gjitha mënjanë.Në tavë hedhim orizin dhe vendosim sipër thelat e mishit. Hedhim përsipër masën e përgatitur.E futim në furrë për ta pjekur, derisa të krijohet sipër një cipë e kuqe.

Leave a Reply