Këngëtarja Miriam Cani feston sot ditëlindjen. Si gjithmonë nuk ka munguar urimi special i Alban Skënderajt, por këtë herë i drejtohet ndryshe.
‘Çdo fjalë më shumë do ishte e tepërt. Dashuria për ty nuk përshkruhet dot me fjalë. Gëzuar ditëlindjen bashkëshortja ime’-shkruan ai krah fotos me partneren e tij. Kujtojmë se pak ditë më parë çifti kurorëzoi me martesë dashurinë e tyre 12 vjeçare.
Ata i thanë ‘PO’ njëri-tjetrit në një ceremoni private dhe romantike në Maldive.