Spitali privat vjen me oferten e cmendur.Ja cfare perfitojne fansat e Luizit

Banori i Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli është shndërruar në një fenomen. Ai po merr një përkrahje të madhe në të gjitha trojet shqiptare, duke i kushtuar këngë, vargje e së fundmi edhe tatuazh.

Një emigrant shqiptar që jeton në New York, ka vendosur ta ‘përjetësojë’ foton e Luizit me një tattoo në gjoks.Luizi është më i komentuari nga të gjithë banorët dhe shumë brenda aty mendojnë që ai e ka të sigurt fitoren.

“🩺Family Hospital mbështet @luiz.ejlli në rrugëtimin e tij në Big Brother Vip Albania💪🥇. Family Hospital duke filluar nga sot ofron 50% falas për çdo ekzaminim për secilën familje të mbështetësve të Luizit, si një mesazh për më shumë kujdes ndaj shëndetit.🙏 Bashkë do ia dalim të përballojmë çdo sfidë🤝”, shkruhet në postim.

Përdorimi i Luizit është një mënyrë që bizeneset private po përdorin për të thithur sa më shumë klientelë dhe për të bërë sa më shumë reklame për veten e tyre.

Vetë Luizi as që e imagjinon këtë që po ndodh jashtë me emrin e tij. E sigurt është që jeta e atij djali do ndryshojë shumë pasi të dalë nga BBV.