Rastet kur edhe mjekësia që shpëton jetë ka dështuar, njihen në mbarë botën.
Por sigurisht që janë të dhimbshme.
Kjo grua që shihni në foto, ka marrë goditjen e dytë pasi kishte kryer kimioterapi dhe kishte hequr të dy gjinjtë, në fund zbuloi se nuk kishte pasur kancer fare.
Sarah Boyle ishte 25-vjeçe kur mjekët e diagnostikuan me kancer gjiri në fund të vitit 2016 ndërsa gabimi u mor vesh në korrik të vitit 2017.
Por në atë kohë, Sarah i ishte nënshtruar një trajtimi të vështirë që përfshinte edhe heqjen e gjinjve.
Nëna e tre fëmijëve, e cila tashmë është 28-vjeçe,rrëfen se i është dashur që të bëjë seanca të dhimbshme kimioterapie dhe të sakrifikonte gjoksin për një sëmundje që nuk e kishte.
Ajo shton gjithashtu se operacionet e më pasme për rindërtimin e gjoksit me shumë mundësi bëjnë që në vitet e ardhshme të sëmuret me të vërtetë me kancer.
Spitali kërkoi ndjesë ndërsa 28-vjeçarja vuan nga trauma psikologjike dhe ende i duhet të përballet me simptomat që i kanë lënë pas trajtimi.