Spinaq dhe domate në furrë

Përbërësit:

1 kg spinaq

8 kokrra vezë

10 domate qershi

70 gr parmixhan

1 lgj miell

Kripë,piper i zi dhe arrë moskat

Vaj ulliri ose gjalp

Përgatitja:

Ngrohim furrën në temperaturën 200ºC. Lyejmë me vaj ose gjalp një tepsi me brinjë 25 cm. Kalojmë spinaqin në ujë të valuar me kripë për 2 minuta. Kullojmë spinaqin dhe e shtrydhim duke larguar ujin e tepërt dhe më pas e grijmë trashë. Në një tas rrahim 6 kokrra vezë të plota. Shtojmë 1 lugë gjelle miell, parmixhanin e grirë, kripë, piper dhe i përziejmë mirë. E hedhim këtë masë në tavën e lyer me yndyrë më parë dhe e vendosim në furrë duke e ulur temperaturën në 180ºC për 10 minuta deri sa veza të mpikset pak.

Rrahim vezët e mbetura. Shtojmë spinaqin, kripë, piper e arrë moskat dhe i përziejmë mirë. Largojmë tavën nga furra dhe shtojmë sipër spinaqin duke vendosur sipër tij copa domate të vogla dhe e vendosim përsëri në furrë për 10 minuta të tjera deri sat ë gatuhet plotësisht. E largojmë tepsinë nga furra dhe e lëmë të bjerë temperature. Më pas e presim në kuadrate dhe e shërbejmë të ngrohtë.

Leave a Reply