Sonila Meco në zi. Humb njeriun e shtrenjtë në familje

Moderatorja Sonila Meco eshte ne zi pasi babai i sak ka nderruar jete.

Lajmin e ka dhene moderatoja Fjoralba Ponari e cila ne spektaklin Ferma Vip ka treguar se babai i Soniles nuk jeton me dhe per kete arsye ajo nuk eshte ne emisionin Ferma Vip.

“Në pasditen e ngrohtë të një prilli të jashtëzakonshëm, vetëm një javë para ditëlindjes, babi ynë i shtrenjtë Tomor Meço (gjyshi Tomi) u shua butë e paqtë pas disa javësh të vështira.

Sonte presim të afërm, miq e të shtrenjtë, që duan të ndajnë dhimbjen me familjen tonë, megjithëse shumë janë larg, në vendet ku jetojnë e punojnë.

Pritja bëhet në Memorial Home IJA, pranë spitalit pediatrik, duke nisur nga ora 21:00 sonte. Ceremonia funerale do të bëhet nesër, në ora 15:30, duke u nisur nga Memorial Home Ija për në varrezat e Sharrës.

Faleminderit për çdo mesazh e mbështetje në këtë ditë të trishtë të shndërrimit të një burri të rrallë në një engjëll mbrojtës për mama Letën, Rezin, mua e të shtrenjtët tanë”, shkruan Meço.