Sokrati dhe 24 thëniet e tij më të rëndësishme që gjithkush duhet t’i lexojë

Sokrati lindi në vitin 469, që njihet si një nga themeluesit e filozofisë klasike greke. Sokrati ishte një autodidakt, u aftësua dhe u ngrit në nivelin e një filozofi të famshëm falë punës së tij.

Sokrati nuk shkroi asnjë vepër sepse siç thoshte ai, librat janë të vdekur dhe nuk mund t?iu përgjigjen pyetjeve. Për të mjeti kryesorë i komunikimit ishin bisedat e gjalla, dialogu me gjithkënd dhe kudo, në rrugë, në shesh, në gosti etj. Shumica e atyre, që ne dimë për të, ka qenë ruajtur nga tre bashkëkohësit e tij të shquar, Aristofani, Platoni dhe Ksenofoni.

Nga këto burime del se Sokrati ka qenë një gjeni, i cili përveç një arsyetimi të jashtëzakonshëm dhe rigoroz, zotëronte edhe një ngrohtësi personale dhe një ndjenjë humori. Ai ka pasur një trup të fortë dhe zotëronte një fuqi të madhe fizike. Në komedinë e tij ?Retë?, Aristofani e përshkruan Sokratin si një shpezë shtëpiake, që të bën për të qeshur me zakonin e tij të rrotullimit të syve, duke u referuar me çapkënllëk ?nxënësve? të tij dhe ?dyqanit të mendimit?.

Ndërsa nga Ksenofani na vjen portreti i një ushtari besnik, i cili kishte një pasion për diskutime rreth bazave të moralit dhe, i cili në mënyrë të paevitueshme tërhiqte të rinjtë të kërkonin këshillën e tij. Platoni e konfirmoi portretin e Ksenofanit dhe shtoi se Sokrati ishte një njeri me një ndjenjë të lartë detyre dhe me një pastërti morale absolute. Megjithatë Sokrati u rrit në një periudhë të artë, në vitet e tij të fundit atij iu desh të shihte mundjen e Athinës në luftë dhe të mbyllte jetën e tij në burg në vitin 399 p.e.s, në moshën shtatëdhjetë e një vjeç. Sokrati i shërbeu me nder atdheut të tij në këmbësorinë e rëndë. Por vokacioni i tij nuk ishte ai i ushtarit. Në një Athinë që, nën udhëheqjen e Perikliut po rritej në madhështi dhe shkëlqim, ndërkohë që arkitektë dhe punëtorë po ngrinin kolonat e Partenonit, Sokrati iu dedikua zanatit të filozofit. Madje, më saktësisht, e shpiku. Nuk është një shpikje pa dhimbje. Dialogët që Sokrati mban me athinasit nuk janë aspak bashkëbisedime xhentëlmenësh: përkudnrazi, sic rrëfen biografi Diogjen Laercio, ?bashkëbiseduesit e tij shpesh herë e merrnin me grushta ose i shkulnin flokët?.

TË NJIHEMI ME THËNIET MË TË BUKUA NGA SOKRATI

1- Urtësia fillon në mrekulli.

2- Jam më i dituri ndër të gjallët, se e di një gjë, e di se nuk di asgjë.

3- Ka vetëm një të mirë: dituria. Dhe vetëm një të keqe: padituria.

4- Mos u ngut të zësh miq, por, kur t?i zësh, mos i braktis

5- Ai që dëshiron ta ndryshoje botën, fillimisht duhet të ndryshojë veten e tij.

6- Për ta gjetur vetveten, mendoni për vetveten.

7- Nuk jam as athinas, as grek, jam qytetar i botës.

8- Ruaje emrin si thesarin tënd më të shtrenjtë, sepse besueshmëria është si zjarri; po ta kesh ndezur, e ke të lehtë ta ruash, por, po ta shuash, të bie barra e rëndë ta ndezësh prapë.

9- Fitimi i emrit përkthehet në përpjekjet për të qenë çka dëshiron.

10- Gjithë shpirtrat e njerëzve janë të pavdekshëm, por shpirtrat e të drejtëve janë edhe të pavdekshëm, edhe hyjnorë.

11- Lëviz vetë, përpara se të lëvizësh botën.

12- Për sa i përket martesës ose beqarisë, vendos vetë, o njeri, por ta dish mirë se ke për t?u penduar.

13- Martohu, patjetër. Por të ra gruaja e mirë, do të jesh i lumtur; po të ra e keqe, do të bëhesh filozof.

14- Arrita në përfundimin se nuk ishte mençuria ajo që u dha mundësi poetëve të shkruanin poezi, por një lloj instinkti apo frymëzimi, si ai që hasim tek orakujt dhe profetët, të cilët i përcjellin mesazhet e tyre të larta pa e ditur fare kuptimin e tyre.

15- Ruaju nga shterpësia e jetës së ngarkuar me punë.

16 -Kur përfundon rrahja e mendimeve, shpifja bëhet vegël në duart e humbësit.

17- Mos harro se vepra dhe fjala të bëjnë dhe të zhbëjnë njëlloj.

18- Kush lëndohet nuk duhet të hakmerret duke lënduar, sepse kurrë nuk është e drejtë të bësh padrejtësi; dhe nuk është e drejtë të hakmerresh duke lënduar, as t?i bësh keq tjetrit, sado të të ketë munduar.

19- Të këqijtë jetojnë për të ngrënë dhe për të pirë, ndërsa të mirët hanë dhe pinë për të jetuar.

20- Mos i quaj besnikë ata që të lëvdojnë fjalët dhe veprat, por ata që me përzemërsi të qortojnë për gabimet.

21- I ndershmi mbetet gjithmonë fëmijë.

22- Sot fëmijët janë tiranë. Ata kundërshtojnë prindërit, luajnë me bukën e gojës dhe u marrin shpirtin mësuesve të tyre.

23- Lehtë mund të falim një fëmijë që ka frikë nga errësira. Tragjedia e vërtetë e jetës është kur njerëzit kanë frikë nga drita.

24- Shikoni, sekreti i lumturisë nuk mund të gjenden në të kërkuarit shumë e më shumë por në zhvillimin e kapaciteteve për t?u kënaqur më pak.