Simptomat më të shpeshta të menopauzës: Çdo grua duhet të dijë si të përballet

0
233

Ndryshimet hormonale mund të janë me intenzitet të lartë dhe të dobët, por sigurisht ndikojnë mjaft në gjendjen emocionale dhe fizike të gruas

Momenti kur çdo grua ballafaqohet me ndoshta ndryshimet më të mëdha në trupin e saj sigurisht është ndërprerja e ciklit menstrual. Ky kalim nga cikli i rregullt menstrual dhe ndërprerja e përjetshme e tij zakonisht ndodhë mes viteve 49 dhe 52 të jetës.

E thënë në mënyrë shkollore, ndërprerja e plotë e ciklit menstrual paraqet fundin e periudhës riprodhuese të gruas, dhe quhet menopauzë apo klimaks. Me fjalorin medicinal, shenja e sigurt për fillimin e menopauzës është mungesa e gjakderdhjes vaginale për një vit të plotë.

Menopauza mund të definohet edhe si periudhë kur zvogëlohet prodhimi i hormoneve në vezore, gjegjësisht si rënie drastike e estrogjenit dhe testosteronit.

Nga ai moment, në trupin e gruas ndodhin shumë ndryshime të dukshme dhe natyrale, të cilët menopauza dhe vetë proçesi i plakjes i nënkuptojnë. Çdo grua është individ më vete, për këtë edhe simptomat e menopauzës mund të manifestohen, përjetohen por edhe zbuten ndryshe. Ndryshimet hormonale mund të janë të intenzitetit të lartë dhe të dobët, por sigurisht ndikojnë mjaft në gjendjen emocionale dhe fizike të gruas.

Simptomat kryesore të menopauzës:

Menstruacioni bëhet gjithnjë e më i rrallë deri në zhdukje. Pas 12 muaj pa menstruacion, zyrtarisht fillon menopauza.
Ndjenja e nxehtësisë – sulmet e nxehtësisë më së shumti zgjasin 30 sekonda deri në 10 minuta dhe zakonisht janë të shoqëruara me ethe dhe shtim të djersitjes. Kryesisht largohen pas një apo dy viteve.
Thatësia e vaginës dhe zvogëlimi i dëshirës për seks.
Vështirësitë me gjumin – ëndrra të shpeshta dhe zgjuarje gjatë natës.
Ndryshimet në lëkurë – thatësia, humbja e elasticitetit dhe dendësisë, shfaqja e rrudhave të thella, madje edhe piklat e moshës dhe njollat në fytyrë. Gjatë pigmentimit të lëkurës, fytyra humbet shkëlqimin dhe freskinë që ka pasur më parë.
Ndryshimet e shpeshta të disponimit – emocionet e përziera të cilët mund të çojnë në qarje dhe nervozizëm. Disponime depresive të shoqëruara me ndjenjën e rraskapitjes, lodhjes konstante dhe mosvullnetit.
Ndryshimet në flokë – numri më i madh i grave ballafaqohet me rënien e flokëve, rrallimin e tyre dhe humbjen e elasticitetit.

Edhe pse në shikim të parë të gjithë këto simptoma duken të frikshëm, në fakt nuk janë aspak. Menopauza është një periudhë normale në jetën e çdo gruaje dhe të gjitha këto ndryshime fiziologjike mund të tejkalohen. Mbani mend, në menopauzë nuk ka ‘pauzë’! Gruaja e pjekur atëherë hap një kapitull krejt të ri të jetës së saj dhe me këshillat e duhura dhe trajtimin adekuat mund të mbetet e shëndetshme, vitale, e lumtur dhe e bukur!

Si ta mbani trupin tuaj dhe shpirtin të shëndetshëm

Pjesë e mirë e jetës është para jush, kurse këto janë vetëm disa nga këshillat praktike se si trupin tuaj dhe shpirtin ta mbani në formë të mirë:

1. Ecni sa më shumë! Me stërvitje dhe aktivitete fizike lirohet endorfina, hormon i lumturisë. Duke lëvizur i forconi kockat dhe muskujt, i ndihmoni trupit të mbetet në formë të mirë.
2. Qëndrimi në diell dhe ajër të freskët është terapia e vetme në botë pa pagesë – ushqeni trupin tuaj me vitaminën D, aq të domosdoshëm për shëndetin e sistemit nervor.
3. Menuja juaj të përfshijë shumë antioksidantë, që do të thotë sa më shumë fruta të freskëta, perime dhe çaj të gjelbërt. Sa më pak duhan dhe alkool.
4. Hidratoni lëkurën! Trajtohuni me preparate të destinuara për lëkurë të pjekur dhe lëkurë në menopauzë. Ajo kërkon mënyrë të veçantë të trajtimit sepse bëhet dukshëm e thatë, muskujt e fytyrës relaksohen, poret zgjërohen dhe rrudhat bëhen më të thella, mollëzat e faqeve nuk dallohen më, kurse linjat dhe forma e fytyrës janë ndryshuar. Përveç kësaj, edhe qafa duket e “relaksuar”.