Përpara se të pastroni gomat e bardha të atleteve tuaja, duhet të keni parasysh një rregull: Asnjëherë mos i ekspozoni në diell këpucët e sapolara . Nxehtësia dhe rrezet e diellit do të shkaktojnë njolla të verdha në pjesët e bardha, si dhe hije.
Si të pastroni gomat e bardha ?
Mënyra më e lehtë është të përdorni ujë me sapun ose lëng për larjen e enëve. Lagni një leckë me tretësirën . Më pas fshijini me të gomat dhe lërini të thahen.
Pastrimi këpucëve sportive fillimisht nis me një furçë dhëmbësh të thatë për të hequr pluhurin dhe papastërtitë.
– Ndërsa për njolla më kokëforta edhe një gomë e zakonshme shkollore do të bëjë punë. Sigurohuni që të zgjidhni një gomë të mirë me ngjyrë të bardhë dhe të filloni të fërkoni në të thatë që të hiqni njollat dhe çdo papastërti.
– Soda e bukës është gjithashtu e domosdoshme për larjen. E përziejmë atë me ujë dhe pak peroksid hidrogjeni. Aplikoni një pastë të tillë në pjesën e gomës. Më pas mbështillni këpucët qese dhe lërini mënjanë për rreth 20 minuta. Pasi hiqni letrën pastroni lehtë me një furçë zonat ende më të ndotura. Në fund, lani të gjithë pastën me ujë.
– Pastrimi i shputave të bardha me pastë dhëmbësh bën mrekulli. Aplikoni pak pastë dhëmbësh të bardhë në një furçë dhe vazhdoni të pastroni gomat tuaja. Rezultatet do t’i shihni shumë shpejt.
– Pastruesi i banjës ka gjithçka që ju nevojitet për të pastruar gomat e bardha të këpucëve. Aplikoni pastruesin në thembra dhe fërkojini me një sfungjer ose furçë. Kaq e thjeshtë.