Bimët jeshile janë fantastike për çdo shtëpi apo zyrë, duke sjellë një prekje të natyrës dhe ajrit të pastër në hapësirat tuaja të brendshme. Për të ndihmuar bimët tuaja të gjelbërta të lulëzojnë është thelbësore t’u siguroni atyre lëndët ushqyese të duhura.
Pse të zgjidhni plehrat natyralë?
Plehrat natyrale rrjedhin nga burime organike dhe zakonisht bëhen nga materiale bimore ose shtazore. Ato janë të pasura me lëndë ushqyese thelbësore dhe sigurojnë një çlirim të ngadaltë të lëndëve ushqyese te bimët, duke nxitur rritjen e shëndetshme pa rrezikun e grumbullimit të kimikateve. Këtu janë disa arsye bindëse për të zgjedhur plehra natyralë për bimët tuaja jeshile të brendshme:
Halat e peshkut jane një burim i shkëlqyer i azotit, fosforit dhe kaliumit, të cilët janë lëndë ushqyese thelbësore për bimët e gjelbra të brendshme. Mund ta beni duke e therrmuar ne vazot tuaja.
Mielli i kockave te shpendeve pasi i konsumoni ato jane një pleh natyral i bërë nga kockat e kafshëve të bluara dhe është një burim i shkëlqyer i fosforit, i cili është thelbësor për zhvillimin e rrënjëve dhe lulëzimin e bimëve. Është një pleh me lëshim të ngadaltë që mund të përzihet me tokën e vazos ose të aplikohet në sipërfaqen e tokës për ushqim afatgjatë.
Po ashtu dhe levozhgat e vezeve jane shume te mira ato i thermon ose i bluan dhe ja hedh vazove apo tokes pasi e ushqejne ate.
Perktheu M. C. gatuajshendetshem