Për të shmangur përdorimin e kimikateve kunder insekteve, ekziston një alternativë natyrale, e thjeshtë dhe efektive për të hequr qafe ato mushkonja të bezdisshme.
Ju duhet vetëm të përdorni vajra esencialë dhe përbërës të tjerë që janë patjetër të disponueshëm në kuzhinë.
Si fillim ju duhen kavanozë e qelqi që do t’ju ndihmojnë të bëni këtë ilac të jashtëzakonshëm kundër mushkonjave vetë në shtëpi. Jo vetëm që nuk do të keni ato kafshimet e pakëndshme në lëkurë por kjo është gjithashtu edhe një opsion i mirë si dekor transmeton shiko.news
Përbërësit që ju duhen:
Kavanoz qelqi
Limon dhe Limes
Degë rozmarine
Qirinj lundrues pa aromë
Ujë; Vaj esencial (livando, rozmarinë, trumzë ose limon)
SHËNIM: Nëse nuk keni rozmarinë, mund të përdorni borzilok, livando ose nenexhik, mund të përdoret ndonjë nga këto barishte.
Procedura:
Mbushni kavanozin e qelqit me 3/4 plot e tij ujë.
Shtoni 20 pika nga çdo vaj esencial që doni.
Pritini hollë disa feta limoni dhe feta lime dhe vendosni çdo frut brenda në kavanoz, i cili do të prodhojë një aromë të freskët agrumeje.
Vendosni 2 ose 3 degë rozmarine (varet nga madhësia e saj).
Shtoni pak ujë dhe vendosni qirinjën mbi të, sigurohuni që t’i lini vend qiririt lundrues.
Mos harroni të ndizni qiriun për të pasur parë efektin e tij transmeton shiko.news