Moderatorja e njohur Arbana Osmani është shumë aktive në rrjetet sociale dhe ndan me ndjekësit e saj momente nga jeta profesionale dhe private. Së fundmi moderatorja ka bërë publike një bisedë me një ndjekëse që e fyen për dhëmbët në ‘Instagram’.
‘Kur qesh dhe ti me këto dhëmbë si qen!’, i shkruan një femër duke e fyer. Ndërkohëë Arbana nuk ka nguruar dhe ia ka kthyer duke qeshur: ‘Unë kurrë nuk do të ndal së buzëqeshuri. Më vjen keq!’. Kujtojmë që Arbana ditët e fundit ka qenë në qendër të mediave për shkak të lidhjes së saj me regjisorin e emisionit ‘Dua të të bëj të lumtur’.