Si princeshash: Dhoma e vajzës së Rezarta Shkurtës do t’ju mahnisë

Rezarta Shkurta prej vitesh e ka lënë paksa pas dore muzikën dhe i është përkushtuar biznesit e familjes së saj të vogël e të bukur. Ndonëse tani e shohim rrallë në ekran, sërish Rezarta mbetet një nga personazhet më të komentuar dhe publiku është kurioz mbi të rejat e fundit nga ajo.

Rezarta dhe Ermali janë prindër të një vajze me emrin Hera për të cilën kujdesen si princeshë.

Rezarta ka treguar sot me anë të një postimi në Instastory një pjesë të dhomës së Herës, dhomë e cila duket si në përralla. Me perde tyli rozë, me ballë krevati me gdhendje sërish ngjyrë rozë e jastëk me temina.

Me siguri Hera sapo zgjohet e ndjen veten në një botë përrallash.