Si do te jete 10 diteshi ne vijim? Meteorologu tregon kthesen qe pritet te marre moti

Pas stuhisë dhe rrebeshit të djeshëm, meterologu Hakil Osmani bën me dije në MCN Live se në ditët në vijim pritet një përmirësim gradual i kushteve të motit.

E diela pritet të sjellë mot më të stabilizuar, ndërsa i qëndrueshëm do të jetë edhe 10-ditëshi i dytë i qershorit. Sidoqoftë temperaturat pritet të jenë disi më të ulëta se ato që përjetuam në fillim të qershorit.

Vendi ynë u përfshi nga një stuhi që solli reshje të shumta në territor. Dita e sotme ka sjellë një stabilizim të motit. Për fat të mirë presim përmirësim të kushteve të motit, duke bërë që edhe fundjava të jetë stabile.

Pasditja e të shtunës do të sjellë reshje të pjesshme. E diela do të sjell mot më të përmirësuar.

Temperaturat e ajrit ka rënë, por duke filluar nga dita e shtunë e në vijim do të kemi rritje të temperaturave duke bërë që vlerat maksimale të shkojnë deri në 31 gradë celsius. Ditën e sotme temperaturat minimale kanë qenë 9 gradë celsius.

Nuk është normale për temperaturat që përjetuan në fillim javë. Këto rrebeshe nuk janë normale, pasi kanë sjellë për 24 orë gati gjysmat e kuotave mujore në vendin tonë.

Duke filluar nga e hëna dhe 10-ditëshi në vijim pritet të sjellë mot të qëndrueshëm. Por do të jetë mot më i freskët se ai që përjetuam në fillim të muajit”.