Shpirti im ndjen një boshllëk! Aida Shtino humb njeriun e shtrenjtë

Gazetarja Aida Shtino ka humbur njeriun e shtrenjtë të jetës së saj. Ajo ka njoftuar në rrjetet sociale lajmin e hidhur të humbjes së nënës.

Postimi i plotë:

Miq te dashur sot i dhashe lamtumiren e fundit te shtrenjtes time , te bukures dhe fisninkes mamase time…

Nuk mundem te shkruaj aq shume , sa ajo me ka dhene dashuri, edukate dhe fisnikeri ne jeten time.

Falenderoj Zotin qe me dhuroi nje nene si ajo, qe e njoha dhe u rita prej saj…qe me edukoi dhe me beri kjo qe jam sot…

Sot shpirti im ndjen nje boshllek…eshte vendi qe ajo la dhe qe nuk do te mbushet kurre…

Mami im e bukur tu prehte shpirti ne paqe !

Tashme u ktheve vertet ne nje yll, ashtu si te therrisnim gjithmone

Do te dua dhe do te kujtoj sa te kem jete e shtrenjta ime , e bukura ime , mamka ime e mire dhe fisnike… Ju falenderoj te gjitheve ju qe e deshet dhe e nderuat kur ishte ne jete !