Një tjetër rast shpëtimi sapo ka ndodhur në plazhin Malibu, në Spille, ku një djalë 18-vjeçar është gjendur në vështirësi e në momente paniku. Ka qenë vrojtuesi i plazhit, Enea Sina, i cili ka ndërhyrë menjëherë me mjetin e shpëtimit. Pasi ka arritur tek i rrezikuari, Enea e ka transportuar në breg shëndoshë e mirë.
Kujtojmë se për këtë roje bregdetare është java e dytë e punës dhe me kaq pak ditë ai ka arritur të shpëtojë dy persona që rrezikuan të mbyteshin. Shpëtimin e parë ai e ka bërë, më datë 6 korrik ku si për çudi ishte edhe dita e tij e parë në punë si i certifikuar si roje në Spille.