Stuhi shiu e breshëri në Tiranë. Moti ka marrë një kthesë të befasishme në kryeqytet.
Dita e sotme kishte nuanca vere deri para pak minutash, me temperatura që shënonin 29 gradë celsius.
Megjithatë stuhia goditi papritur. Java e fundit është karakterizuar nga luhatje të forta të motit edhe pse kjo e sotmja ishte tepër e shpejtë.
Paraditja e kësaj të enjteje mbetet me kthjellime e vranësira kalimtare në të gjithë vendin, por duke iu afruar mesditës vranësirat fuqizohen duke sjellë rrebeshe afatshkurtra thuajse në të gjithë vendin dhe kryesisht në zonat lindore.
Vonë pasdite dhe në mbrëmje, moti përmirësohet në pjesën më të madhe të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes, por mesdita do të ruajë maksimumet prej 26°C në zonat malore dhe 29-30°C në zonat e ulëta.
Era do të vijojë e lehtë dhe rrallëherë mesatare nga drejtimi verior, por sërish në mesditë, era forcohet në bregdet dhe shtrirjen perëndimore, më e ndjeshme në brigjet e Adriatikut ku dallgëzimi ngjitet përkohësisht në 3-4 ballë.