Sëmundje e trashëguar nga babai i ndjerë? Gazetarja flet per semundjen e Luizit trasheguar nga babai

“Sëmundja” e Luiz Ejllit është kthyer kohët e fundit në temën më të diskutuar duke marrë vëmendjen e mbarë publikut.

Pas përgjigjes së analizave ku ai doli i shëndetshëm tashmë ndjekësit janë ndaë në dy kahe ku disa bësojnë se ai është i sëmurë dhe produksioni është përpjekur ta fshehi dhe të tjerë mendojnë se e gjithë kjo ishte një gënjeshtër dhe pjesë e strategjisë së tij.

Të ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora, gazetarja Denada Lura u shpreh se e besonte faktin se Luizi ishte i sëmurë, pasi është përfolur se ka një sëmundje të trashëguar nga babai i tij i ndjerë, të cilën e ka dhe halla e tij e cila është në gjendje të rëndë.