Sallata me thjerrëza, domate e qepë, është një pjatë e freskët që mund të shërbehet si shoqëruese apo një pjatë unike, për shembull me djathra të stazhionuar.
Ajo gjithashtu mund të përgatitet që një ditë para dhe të ruhet në frigorifer. Mund të serviret e ftohtë ose në temperaturën e ambientit.
Përbërësit:
- 250 gr thjerrëza të thata
- 10 domate qershi
- 1 qepë e freskët
- 2 lugë bar qepe të grirë
- 1 spec i kuq
- 12 gjethe borzilok (ose majdanoz sipas deshires)
- vaj ulliri ekstra i virgjër
- piper i bardhë
- kripë
Përgatitja:
- Zjeni thjerrëzat në ujë të kripur për 20 minuta dhe fikeni zjarrin kur të jenë krokante. Nëse i keni lënë në ujë më parë, fikeni zjarrin disa minuta më shpjet. Kullojini thjerrëzat dhe lërini të ftohen.
- Ndërkohë qëroni dhe grini imët qepën, grini barin e qepës, grini specin në rrathë dhe ndani domatet më katërsh. Në një tas të vogël krijoni një emulsion me vaj, piper dhe kripë.
- Hidhini thjerrëzat tashmë të ftohura në një tas qelqi të madh. Shtoni përbërësit e tjerë, shtoni specin dhe gjethet e borzilokut të copëtuara me duar (ose majdanozit). Mbani disa prej tyre mënjanë për të bërë dekorimin e pjatës. Shtoni emulsionin me vaj, kripë e piper dhe përziejeni mirë sallatën. Servireni me disa gjethe borziloku të freskët.