Rudina Magjistari rikthehet në ekran, por publiku i saj “nuk e njeh” më pas këtij ndryshimi

Ka nisur sezoni i ri i emisionit shume te dashur per publikun, kryesisht grate qe e ndjekin me endje.

Këtë të hënë moderatorja shumë e dashur për publikun, Rudina Magjistari u rikthye me nje pamje ndryshe.

Pas pushimeve Rudina kishte marrë ngjyrë nga plazhi dhe i shkonte shumë.

Moderatorja ishte veshur me një fustan blu që i nxirrte edhe më shumë në pah ngjyrën e marrë nga plazhi dhe taka të bardha.

Përpara fillimit të emisionit, Rudina mori një surprizë në oborrin e televizionit Klan pasi këtë vit emisioni i saj mbush 10 sezone.