“Rob ma i shëmtut që je”, moderatorja i përgjigjet keq ndjekëses: E ke hundën e shtrembër!

Moderatorja Aulona Musta përballet shpesh herë me komente negative, mirëpo ajo ka dëshmuar se nuk i bëjnë aspak përshtypje. Diçka e tillë ka ndodhur edhe së fundmi.

Një ndjekëse e ka ofenduar në llogarinë e saj personale në rrjetin social “Instagram”, duke e konsideruar si një njeri të shëmtuar. Mirëpo, Aulona nuk e ka kursyer aspak përgjigjen përkundrejt saj.

“Rob ma i shëmtut që je”-i ka shkruar ndjekësja. “Me siguri gjithë këtë mllëf do e kesh ngaqë ke hundën e shtrembër për vete. Po s’ka gjë, mos u mërzit, se bëhet operacion”-i është kthyer Aulona.

Leave a Reply