Putin po humbet edhe më shumë/ Raportohet se forcat e Ukrainës fundosin anijen ruse në Detin e Zi

‘Forcat detare të Ukrainës që mbrojnë rajonin e Odesës qëlluan mbi një anije ruse ‘, njoftoi sot marina e Ukrainës duke shtuar:

Sipas informacioneve paraprake, një breshëri raketash nga bregu i rajonit të Odessa ka fundosur anijen patrulluese të Flotës Ruse të Detit të Zi “Vasily Bykov”.

Anija me një tonazh prej 1800 ton iu bashkua Flotës së Detit të Zi në vitin 2018 dhe i përket një serie të re të anijeve patrulluese në det të hapur (OPV).

‘Vasily Bykov’ ishte përfshirë në mënyrë aktive në mbulimin e “Kullave të Bojkos” që para fillimit të l uftës Ukrainë -Rusi.