Portali zviceran “zentralplus.ch” bën të ditur se Gjykata e Kantonit të Luzernit ka treguar se zyra e Prokurorit Publik ia ka bllokuar të gjitha llogaritë bankare Loredana Zefit. Ky vendim i autoriteteve zvicerane është marrë për shkak të dyshimeve se pasuria e Loredana Zefit ka prejardhje të dyshimtë.
Këto veprime të autoriteteve zvicerane kanë të bëjnë me hetimet që po bëhen pas skandalit me çiftin zviceran. Loredana Zefi e ka kundërshtuar vendimin dhe ka bërë kërkesë kundër bllokimit të llogarive të saj. Kërkesa e reperes është hedhur poshtë. Pas kësaj, Loredana ka bërë kërkesë që për rastin e saj të angazhohet një avokat shtetëror që punon falas. Burimi: Gazeta Express