Prezantuesja vë në siklet këngëtarin e njohur shqiptar: Zhvishu direkt se s’kam nerva unë

Prezantuesja dhe aktorja, Rudina Dembacaj ka vënë në siklet këngëtarin, Landi Hysi në emisionin ‘’Mos i fol shoferit’’.

Sapo këngëtari ka hyrë në studio, ajo i është drejtuar duke i thënë se duhet të zhvishet.

Rudina i ka thënë:
Zhvishu tani.”

Më pas këngëtari i habitur ka thënë:
Si të zhvishem?”

Kurse prezantuesja i ka thënë se ai duhet të zhvishej direkt, pasi ajo nuk kishte nerva.

Më tej ajo ka thënë:
Zhvishu direkt se s’kam nerva unë ‘’’Jo po kshu, jo po hajde të mendohemi njëherë’’.

Landi më, pas e ka pyetur nëse ishin në prova apo në transmetim.

Rudina ka thënë se është me regjistrim por kështu do të jepet. Më pas ajo e ka detyruar këngëtarin të heq këmishën dhe është shprehur:
Po hë pra hë! Ej, të rrijë i mbuluar ky trup, a është gjynah?”

Mesa kuptohet e gjitha kjo skenë ka qenë në kuadrin e një shakaje sepse këngëtari është cilësuar si një ndër meshkujt më të palestruar.

Leave a Reply