Plás shérri mes vjehrrës dhe nuses: I bleva dyshek, më la të flija pas derës vdéksha po gënjeva…

Rubrika “Shihemi në gjyq” në Tv Klan solli ditën e sotme përballjen e nënës me vajzën e saj. Kristina është nënë e tre fëmijëve, por marrëdhënia mes tyre nuk është aspak e mirë. Fillimisht marrëdhëniet janë acáruar për shkak se shtëpinë në Tiranë, ajo ia la djalit të saj të vogël.

Më pas, djali i vogël ndahet nga gruaja me të cilën kishte një djalë dhe një ditë krejt papritur i sjell në shtëpi nënës një grua tjetër. Pavarësisht se zonja Kristina nuk donte që martesa e tyre të ndodhte aq shpejt, në mënyrë që ata të njiheshin, djali nuk pranoi. Kristina shprehet se nusja e re sapo erdhi në shtëpi, mori drejtimin e çdo gjëje dhe nuk e pyeste aspak atë.

Marrëdhënia mes tyre nuk ishte e mirë, dhe një ditë djali dhe nusja i mbyllin derën dhe nuk e lënë më të hyjë në shtëpi. Sot ajo kërkon ndíhmën e vajzës, që të mund të bindë vëllain e saj që të kthehet sërish në shtëpi pranë tij.

Kristina: Zonja Eni, unë shisja përjashta, më vjen djali, ka marrë Albana Pashka, nga fshatrat e Pukës, i ati Fasli, e ëma Sanie.
Eni Çobani: I shoh që i lexon aty poshtë!
Kristina: Unë nuk i njoh fare, as krushkun, as krushkën!

Ardiana: Edhe fejesën që bëri vëllai zonja Eni, ne nuk nuk na thirri fare vëllai, ka marrë vetëm atë dhe njerëzit e gruas.

Kristina: Kur shisja unë vjen djali i pirë me vëllezërit e gruas, me motrat e gruas dhe më thotë atje përjashta: Mama kjo është gruaja ime do ta marr. Dale more djalë i thashë, ne u dógjëm njëherë, ç’janë këto gjëra. Me qejf të madh ata më shpunë në lokal mua, pastaj do ta marr tha djali, shpejt e shpejt ata të pinin një kafe.

Eni Çobani: Kjo është gruaja e dytë?
Kristina: Po, Albana Pashkaj! E mori vajzë të pamartuar, pa shkollë dhe më të madhe në moshë.
Eni Çobani: Mirë këto janë detaje që nuk kanë interes për ne, se e ka zgjedhur djali juaj.
Kristina: Ato që i ka, i ka ajo! Unë shisja atje, më morën në lokal, do ta marr tha çuni, as më pyeti djali fare mua. Mbas ca ditëve nusja më vjen në shtëpi, e merr djali.

Eni Çobani: Sa kohë ishte nga fejesa në martesë?
Kristina: As një muaj e ca. Erdhi nusja dhe nusja sikur kishte 30 vjet që jetonte me mua, u bë e para e shtëpisë, i bënte lekët nusja, unë ja dhashë pensionin.
Ardiana: E ka fájin vetë kjo zonja Eni, pse duhet t’ia dorëzonte.

Kristina: U bë e para, gatuante, vinin të vëllezërit, s’pyeste fare për mua nusja, se isha se nuk isha.

Ardiana: Ty ta ka fájin djali yt, s’ta ka fájin njeri!

Kristina: Ajo nuk solli asgjë, i bleva unë e shkreta dyshek Dormeo, që të flinte rehat ajo zoja e Pukës, dyshek, dhomë gjumi dhe të tëra. Ma shpërbleu ajo mua, më nxorri fare jashtë.

Ardiana: Po mirë, po mua pse më solle këtu?
Kristina: Tani të rrijë ajo zonja nga fshati i Pukës, të vijë të marrë djalë të mirë, me njerëz të mirë, me shtëpi dhe në fund as më pyetën fare zonja Eni. Unë shisja, më mbyllën derën dhe mbeta jashtë. Kam fjetur, mos i kem kalamajtë, tërë natën tek dera. Po génjej vdéksha, e dinë dhe komshijet, e di pallati.

Eni Çobani: Po pse e mbyllën derën, diçka ka ndodhur se dera nuk mbyllet kot?
Kristina: Më hoqi kornizën e burrit zonja dhe ma hedh në ballkon dhe nënën sa më kishte vdékur, 2 muaj. Nuk dua unë tha të vdékur këtu. I them djalit më kanë hequr kornizën, i kam në zemër unë tha. /tvklan.al

Leave a Reply