Peshonte shume kompania e fluturimeve nuk e lejon te hipi ne avion brazilianen pasi duhet te blente 2 bileta

0
279

KATAR- ‘Peshon shumë’! Qatar Airways mund të dënohet për sjelljen raciste ndaj një influencuese mbipeshë braziliane pasi ata refuzuan ta lejojnë të udhëtojë për shkak të kilogramëve të tepërt.

Siç shkruan gazeta “Bild”, influencuesja braziliane Juliana Neme u gjykua nga linjat ajrore të Katarit si mbipeshë për të hipur, ndërsa bileta e kthimit nuk iu pranua.

Siç pretendon 38-vjeçarja braziliane, pesha e saj nuk është komentuar asnjëherë kur ka udhëtuar me avion. Nemeh, ishte me pushime me familjen e saj në Liban në nëntor dhe dëshironte të kthehej në atdheun e saj nëpërmjet Dohas me Qatar Airëays. Por në Bejrut ajo nuk u lejua të hipte.

‘Një stjuardesë nga Katari i telefonoi nënës sime në check-in dhe i tha se nuk jam e mirëpritur sepse jam shumë e trashë”, shkroi Juliana në Instagram, duke ndarë këtë veprim me 168 mijë ndjekësit e saj.

Në sportelin e aeroportit, stafi i tha asaj se duhej të paguante një biletë të klasit të biznesit për 3000 euro. Ajo vetë kishte rezervuar një biletë të klasit ekonomik, duke paguar shumën prej një mijë eurosh.

Brazilianja 38-vjeçare nuk pranoi të paguante diferencën dhe për dy orë ajo iu lut stjuardesat që ta lejonin të udhëtonte me biletën e saj tashmë të paguar. Ndërsa motra dhe nipi i saj hipën dhe u kthyen në Brazil, ajo dhe nëna e saj mbetën në aeroportin e Bejrutit.

“Unë u poshtërova jashtëzakonisht para të gjithëve në aeroport vetëm sepse jam i shëndoshë! Sa turp që një kompani si ajo e Katarit e lejon këtë diskriminim. Jam e shëndoshë, por kam të njëjtat të drejta si njerëzit e tjerë”, shkruan influencuesja 38-vjeçare, duke u ankuar për eksperiencën traumatike që ka përjetuar.

Ambasada braziliane në Bejrut e zgjidhi problemin duke bllokuar biletën e kthimit të Nehmes. Kur mbërriti në vendin e saj, 38-vjeçarja braziliane vendosi të çojë Qatar Airëays në gjykatë.

Në gjykatë në Sao Paulo dënoi kompaninë ajrore, duke e urdhëruar atë të paguajë 3500 euro për seancat e psikoterapisë pas përvojës traumatike.