Perkeqesohet moti ne vendin tone. Reshje shiu dhe bresheri/video

Këtë të diel vendi ynë është përfshirë nga një mot i paqëndrueshëm. Në shumë qytete ka rënë shi dhe breshër.

Siç duket edhe në pamje, në qytetin e Elbasanit kanë rënë reshje të dendura shiu dhe breshëri. po dhe ne qytete te tjera te vendit.

Vendi ynë sot do të jetë në ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që moti të jetë me vranësira të dendura duke rrezikuar në pjesën më të madhe të vendit rrebeshe shiu shoqëruar me mini-stuhi të forta ere si edhe breshër në zona të izoluara.

Kjo situatë meteorologjike do të vijojë deri në orët e vona të mbrëmjes kur pritet përmirësim i kushteve atmosferike duke ri-kthyer sërish motin e kthjellët.