Pas 15 vitesh ne Itali. Cifti braktis Italin dhe vijn te jetojne ne fshat ne Shqiperi

Fatmira dhe Resul Baleta janë një çift që janë kthyer nga Italia në Gur të Bardhë. Guri i Bardhë është një fshat i Matit dhe së fundmi po kthehet në një pikë shumë atraktive.

Bashkëshortët tregojnë për jetën e tyre të re në fshat dhe motivet që i bënë të shihnin drejt Shqipërisë. Tashmë ata kanë një bujtinë në këtë fshat.
Ata kanë qëndruar për 15 vite në Itali, por u kthen pasi babai i Resulit u sëmur dhe më pas ndëroi jetë, kështu nëna e tij ngeli e vetme. Kjo ishte arsyeja që lanë Italinë dhe u kthyen në shtëpinë e tyrenë fshat.

Fatmira është përshtatur me jetën e fshatit e madje ka edhe një lopë të quajtur Tuna.

“Tuna ishte viç, u rrit e u bë lopë, tani mbush kovën plot. Tuna erdhi në jetë ditë të shtunë, ndaj dhe unë e quajta Tuna”– shprehet Farmira.

Fatmira është lidhur aq shumë me lopën e saj sa kur ajo i kërkon puthje, Tuna e puth, “Dammi un bacio“.

“Shumë nga turistët vinë me mua, më shohin kur kujdesem për lopën, pasi u pëlqen ideja që çdo ushqim në familjen tonë vjen nga Tuna” – ka thënë Farmira.