Pa lindur ende bebi nr.1, Dagz është perseri gati për nisur bebin e dyt!

Tre ditë më parë, Einxhel dhe Dagz mbajtën një festë shumë të bukur mes miqsh dhe familjarësh ku zbuluan gjininë e bebit. Çifti që u njoh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, së shpejti do bëhen prindër të një djali.

Einxhel e Dagz kanë marrë urime të shumta e disa prej tyre moderatorja i ka ndarë në Instastory. Një nga ish-banoret më të njohura, Neda Balluku e ka pyetur çiftin se kur do krijojnë një skuadër futbolli dhe Einxhel ka zbuluar se Dagz është gati.

Madje ai mezi po pret fëmijën e dytë, ende pa marrë në krahë të parin. “Oh mos e thuaj dy herë se Dagz është gati për të dytin. Me këto ritme shumë shpejt i bie ta bëjmë një ekip me çunat”, shkruan Einxhel. Epo Dagz i paska të qarta planet pas çunit të parë!