Omëletë me Kunguj dhe Domate

Përbërësit

200 gr kungull
100 gr mëlçi pule
50 gr sallatë jeshile
5 kokrra vezë
4 domate
vaj ulliri
gjalpë
kripë
piper

Përgatitja
Për të përgatitur këtë recetë, rrihini vezët në një tas, hidhjuni kripë dhe piper.Ndajini në copa kungujt dhe skuqini me pak gjalpë dhe sallatën e ndarë në shirita në tiganin ku do bëni omëletën.Pas 5 minutave hidhni dhe vezët sipër perimeve, mbulojini dhe gatuajini në flakë mesatare për 7 minuta dhe me ndihmën e një pjate kthejeni omëletën në anën tjetër dhe skuqeni edhe për 3-4 minuta duke ulur flakën.Ndërkohë në një tigan tjetër, skuqni mëlçitë e ndara në copa me pak gjalpë, hidhni kripë dhe piper.Hidheni omëletën në pjatë dhe kompletojeni me copat e mëlçisë dhe shërbejeni të ngrohtë, të rrethuar me domatet e qëruara, të prera dhe pa fara. Hidhjuni dhe pak vaj ulliri, kripë dhe piper.

Leave a Reply