Shpesh here marrim sugjerime te ndryshme, njerezit na rekomandojne sa detergjent duhet te perdorim per secilen larje madje disa prodhues ndonjehere e teprojne dhe na bejne te konsumojme me shume produkte.
Detergjentet me shumice na demtojne veshjet, rrobat, por edhe ndikojne ndjeshem ne buxhetin tone tek fatura e energjise.
Na ka ndodhur qe zbardhuesit dhe pastruesit te lene njolla mbi rroba dhe nga ana tjeter pluhuri lares me teprice bllokon lavatricen e cila pastaj harxhon dy here me shume energji.
Sipas specialistes ne larje rrobash Mary Gallager, duhet te kemi kujdes qe te mos e teprojme me detergjentet sepse kjo sdo te thote qe do te kemi larje me te mire.
Madje ne kete menyre pa dashje ata vecse demtojne rrobat dhe lavatricen.
Por per nje larje te mire thote ajo jane te rendesishme tre elemente se bashku si temperatura e ujit, centrifuga, dhe kombinimi i laresit e zbutesit.
Keshtu vetem nese keto tre elemente do jene ashtu sic duhet ne nivel optimal, atehere larja juaj eshte optimale.