Bimët për ambjentet e brendshme kohët e fundit kanë fituar shumë vëmendje falë aftësisë të tyre për të pastruar dhe përmirësuar cilësinë e ajrit.
Këtu janë 3 bimët për çdo 5 dhomë në shtëpinë tuaj:
Dhoma e gjumit – Ne e kalojmë gjithë natën duke thithur ajrin nga dhoma gjumi, kështu që është mirë të fillojmë me tre bimë që mund t’i vendosim në dhomën e gjumit.
Snake plant (Sansevieria Trifasciaita) – kjo bimë lëshon oksigjen gjatë natës dhe pastron ajrin e toksinave. Ajo mund të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e gjumit.Peace Lily (Spathiphyllum) – kjo bime thith me lehtësi toksinat industriale në shtëpi, si benzoli, amoniaku dhe acetoni. Prandaj, është mirë ta vendosni në dhomën tuaj të gjumit posaçërisht pas punimeve dhe lyerjeve.Moth Orchids (Phalaenopsis) – kjo bime ka edhe lule, kështu që është një bonus për dekorimin sepse lëshon oksigjen gjatë natës.
Banja – Ambjenti i dyte që shkojmë menjëherë pas zgjimit nga gjumi është banjoja. Pra, këto janë tre bimë që janë të përshtatshme për banjën tuaj:
Palma – Kjo bimë ndihmon në pastrimin e amoniakut nga ajri, i cili përdoret për pastrimin e banjës së bashku me detergjentë të ndryshëm.Evergreens Kineze – e përkryer për të hequr qafe mykun në ajër dhe më e mirë për t`u vendosur pranë dushit.Ivy Evropian – ka aftësinë për të thithur dioksidin e karbonit më mirë se çdo gjë tjetër dhe mund të ndihmojë në pastrimin e ajrit nga toksinat.
Dhoma e ndenjes – Ne harxhojmë shumë kohë në dhomën e ndenjes, kështu që është e natyrshme të vendosim disa bimë aty
Dracaena Reflexa – kjo bimë pastron ajrin nga benzina, dhe toksina të tjera të ajrit.Spider Plant (Chlorophytum) – merr toksinat e emetuara nga makinat dhe tymi i duhanit dhe ajo lageshton ajrit.Benjamin Fig – kjo pastron ajrin e trikloretilenit i cili zakonisht gjendet në ngjitësit dhe detergjentet per qilimat.
Kuzhina – Përveç zbukurimit në kuzhinë tonë, këto bimë janë të mira për të pastruar ajrin aty brenda:
Aloe Vera – pastron ajrin nga formaldehidet dhe benzoli.Stephanotis – përveç zbukurimit në kuzhinës tuaj, kjo bime cel lule gjatë gjithë vitit, dhe mund ta bëjë ajrin më të shëndetshëm.African Violet (Saintpaulia) – kjo largon milingonat nga kuzhina.
Dhoma e fëmijëve – është një nga dhomat më të rëndësishme në shtëpi. Prandaj, këto janë tre bimët më të mira për aty:
Kafeja – kjo konsiderohet si një filtër natyral që mund të pastrojë ajrin nga fenolet, benzolet dhe formaldehidet.Hibiscus – krijon një mikroklim të këndshme dhe e bën ajrin të shëndetshëm për të marrë frymë.Ciklamin – kjo mund të ndihmojë shumë për të hequr qafe lodhjen kronike, pagjumësinë, nervozizëm dhe depresionin.
Keto jane keshillat tona, ju sigurohuni që të gjeni lulen më të mirë për ambjentin tuaj!