Nëse Evropa nuk na pranon veç pse në Shqipëri ka mysliman, unë nuk dua të shkojë në Evropë

Shkruan: Dom Gjergj Meta

Nëse është e vërtetë që Europa nuk na pranon, sepse në Shqipëri ka myslimanë, atëherë unë nuk dua të shkoj në Europë, sepse preferoj të kaloj jetën me miqtë e mi të zemrës me të cilet jam rritur, kam ndarë të mirën e të keqen, më janë gjendur e u jam gjendur, por të cilët shpallin një kredo të ndryshme nga e imja, se sa të jetoj me një hollandez, a gjerman, a francez me të cilin shpall të njëjten kredo.