Ndahet nga jeta ikona e muzikes popullore

Ndahet nga jeta ikona e muzikes popullore Petrit Metushi.

Metushi ishte pjesëmarrës në shumë festivale folklorike, rapsod, këngëtar, krijues e interpretues i polifonisë dhe monofonisë labe.

Petrit Metushit këndon si bilbil në gëzimet njerëzore, por vajton si qyqe në hidhërimet dhe marrëzitë njerëzore. Për kontributin e tij, përveç çmimeve, certifikatave, urdhrave e medaljeve, që janë me qindra, ai është vlerësuar edhe me titullin ”Qytetar Nderi” i Sarandës.